Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, arrestohen 5 autorë të dyshuar

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e…

Janë arrestuar në Mal të Zi, 5 persona të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve dje në Hercegnovi të Malit të Zi. Sipas mediave malazeze, autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi. Ndërkohë për rastin në fjalë, janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të dyshuar.

Pas publikimit të rastit dhe ardhjes së shqiptarëve nga Mali në Shqipëri, Klodian Meaj një nga shqiptarët e dhunuar tregoi disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin.

Dyshohet se dhunimi i shqiptarëve prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit