Dhuna ndaj fëmijëve, Gëzim Tushi: Dhunuesit e kanë vendin pas hekurave

Dhuna ndaj fëmijëve, Gëzim Tushi: Dhunuesit e…

Një video shokuese ka mbërritur pranë redaksisë sonë ditën e djeshme ku dukej një burrë që dhunonte një fëmijë të mitur dhe i vogli kërkonte ndihmë për t’u larguar nga duart e dhunuesit që sipas policisë është babai i tij 52-vjeçar. Personi Sh.D është arrestuar nga policia, ndërkohë që opinioni publik ka reaguar ashpër ndaj tij.

Në lidhje me ngjarjen, por edhe për dhunën dhe abuzimin seksual ndaj të miturve, foli edhe sociologu Gëzim Tushi në një intervistë në TVA NEWS, ku u shpreh se dhuna e çdo lloj forme duhet të dënohet nga ligji. Fëmijët janë shtresa ,ë e pambrojtur e shoqërisë ndaj jemi ne prindërit, mësuesit që duhet t’i mësojmë se çfarë rreziqesh u kanosen atyre.

“Ne si shoqëri duhet të bëjmë dy gjëra. Së pari  të edukojmë fëmijët, t’u flasim atyre për rreziqet që vijnë nga të huajt dhe favoret që mund t’i kërkojnë . Institucioni familje dhe institucioni shkollë e kanë përgjegjësinë të merren me këtë. Ndërsa përsa i përket ligjit. Pedofilët që kanë probleme mendore duhet të dërgohen në psikiatri ndërsa ata që janë kronik duhet të shkojnë pas hekurave. E kam thënë dhe përsëritur shpeshherë se këtyre personave duhet t’u shënohet emri në librin e turpeve, të identifikohen dhe të njihen nga shoqëria për rrezikshmërinë që kanë”- tha sociologu Tushi ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit