Dhuna ndaj Petraq Milos/ Abazoviç ‘justifikon’ sjelljen e policit: Dikush ka bërë shkelje!

Dhuna ndaj Petraq Milos/ Abazoviç ‘justifikon’ sjelljen…

Dhunimi i Petraq Milos dhe familjes së tij në doganën e Muriqanit, ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Abazoviç pohon se videon e dhunimit e ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa” dhe theksoi se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen. 

Por nga ana tjetër, sipas tij, ka edhe “një anë tjetër të medaljes”. Abazoviç në një farë mënyre justifikon sjelljen e oficerit të doganës, duke thënë se dikush ka bërë shkelje.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Por a është e drejtë që për mosrespektimin e radhës të dhunohesh në këtë formë?

Kujtojmë se familja e Petraq Milos u dhunua nga policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë. Në video e publikuar, Milo shihet teksa nxirret me forcë nga automjeti, ndërkohë që gruaja e tij ishte e shtrirë përtokë në gjendje ankthi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit