Dhuna ndaj Petraq Milos dhe familjes së tij, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare të Malit të Zi

Dhuna ndaj Petraq Milos dhe familjes së…

Dhuna dhe presioni i policisë malazeze në pikën doganore të Muriqanit kishte kohë që ndodhte ndaj shtetasve shqiptarë, por për këtë nuk kishte prova dhe fakte për ta dokumentuar. Gjithçkaje u vu kapak kur një muaj më parë, Petraq Milo, një figurë politike në Shqipëri u dhënua, teksa ishte duke u kthyer me familjen për në Shqipëri.

Rasti u publikua në rrjete sociale duke marrë një jehonë të madhe. Autoritetet shqiptare heshtën, ose të paktën nuk u pa ndonjë reagim zyrtarë pë dhunën që shtetasit shqiptarë përjetonin në doganën e Muriqanit.

Së fundmi, mësohet se zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac, është pezulluar nga puna. Mendohet se Klikovac ishte përgjegjës për kontrollin e sjelljes dhe punës në doganë.

Familja e Petraq Milos u dhunua nga policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë. Në video e publikuar, Milo shihet teksa nxirret me forcë nga automjeti, ndërkohë që gruaja e tij ishte e shtrirë përtokë në gjendje ankthi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit