Dhuna ndaj qytetarëve/ Ish-ministri i Brendshëm: Policia ngarkon thasët me kanabis, ruan parcelat e masakron popullin

Dhuna ndaj qytetarëve/ Ish-ministri i Brendshëm: Policia…

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, përmes një komunikimi ka reaguar për dhunën policore ndaj qytetarëve në Sheshin Shkëndërbej.

“Ne te gjithe boten policia ruan rendin, qetesine publike, lufton krimin dhe ju sherben qytetareve.

Ne republiken e kanabisit dhe te pastrimit te parave te droges, policia ngarkon thaset me kanabis, ruan parcelat me droge dhe masakron popullin e tij cdo here ne kundershtim me ligjin vetem per interesa te pushtetit kriminal.

Eshte me e qarte se kurre se me Edi Ramen dhe rilindasit e tij demokracia dhe te drejtat themelore te njerezve as kane funksionuar as do te funksionojne. Ka vetem nje zgjidhje te ngrihet gjithe populli dhe ti hedhe ne kazanin e pleherave atje ku e meritojne”, thotë Demiraj. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit