Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Daily Mail jehonë skandalit

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Daily…

Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon, e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegja e saj sulmon gruan e moshuar.

Infermierja dëgjohet duke thënë ‘vetëm një shuplakë e vogël, siç e di unë, një goditje e vogël’, shkruan Daily mail.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit