Dhuna ndaj të moshuarës, nesër qytetarët në protestë: Krah nënës Minire!

Dhuna ndaj të moshuarës, nesër qytetarët në…

Minire Nura është e moshuara e cila u dhunua në azilin në Pejë. Qytetarët ditën e nesërme do të ralizojnë një protestë në Gjakovë.

Nëna e dëshmorit Taulant Nura, u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj ndërsa koleget e saj filmonin dhe qeshnin.

Protesta është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës” në Gjakovë dhe do të nisë në orën 12:00 tek lapidari ‘Shokët e Lirisë’.

Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit