Dhuna në familje, 90% e 'viktimave' gra

Dhuna në familje, 90% e ‘viktimave’ gra

Dhuna në familje vijon të jetë një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, ku jo në pak raste ka përfunduar dhe me fatalitete!

Ajo që vihet re është ushtrimi i dhunës me bazë gjinore, ose ndryshe ndaj grave pasi të dhënat tregojnë se 90% e viktimave janë ato. Përgjithësisht janë burrat ata që ushtrojnë dhunë, dhe shkaqet janë nga më të ndryshmet duke nisur nga xhelozia, konfliktet familjare dhe çështje të tjera social-ekonomike. Sipas një statistike nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, gjatë dy viteve të fundit në këtë institucion janë rregjistruar afërsisht 500 çështje për dhunë në familje.

Grupmosha e denoncimeve variojnë nga 19-55-vjeçe, dhe në shumicën dërmuese të rasteve ‘viktimat’ janë vajza ose gra. Në këto raste procedohet duke lëshuar një urdhër mbrojtje, i cili pas kërkesës shqyrtohet normalisht brenda 20 ditëve. Por ka raste kur urdhëri i mbrojtjes jepet brenda 24 ose 48 orëve, në varësi të agravimit të situatës!

Ka nga ata partnerën që pasi bëjnë kërkesë për t’u pajisur me urdhërmbrojtje, tërhiqen nga kërkesa e tyre për shkak të pajtimit më bashkëshortin. Në banzë të legjislacionit të Kodit Penal, dhuna në familje në vendin tonë dënohet me burgim deri në 5 vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit