Dhuna në Kongresin Amerikan/ Regjistrohen 4 të vdekur, Merkel: Jam e têrbuar!

Dhuna në Kongresin Amerikan/ Regjistrohen 4 të…

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka reaguar me tone të áshpra pas dhùnës në Kongresin Amerikan mbrëmjen e djeshme, ku mbështetësit e Trump u përpoqën të ndalonin ligjvënësit të numëronin votat elektorale.

Si pasojë e trázirave mbetën të vdêkur katër persona, ndërsa Merkel tha se pamjet nga protesta e dhunshme e bënë të ndjehet “e inátosur dhe trishtuar”. Ajo thotë se në demokraci ka fitues dhe humbës, duke u shprehur e keqardhur që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”.

“Imazhet më tërbuan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humbës. Me vjen shumë keq  që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për rezultatin i bëri të mundura trázirat natën e kaluar”, tha Merkel.

Si pasojë e protestave që u zhvilluan gjatë ditës së djeshme në SHBA 4 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë mbetën të lënduar. Sot Kongresi miratoi zyrtarisht Biden si presidentin e 46-të të SHBA-ve, ndërkohë që Trump tha se do të mbështeste një tranzicion paqësor në datën 20 Janar./Fax news

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit