Dhuna në protestë| Komisariatet e drejtoritë mbushen plot me të shoqëruar

Dhuna në protestë| Komisariatet e drejtoritë mbushen…


Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 50 persona për protestën e dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, mes tyre edhe këngëtari Stresi. Bëhet me dije se janë shoqëruar edhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë së Partisë Demokratike.

Të ndaluarit janë dërguar drejt në Komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në Tiranë. Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policies si dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”.

Prej orës 13:00 ekspertët ligjorë po grumbullojnë provat materiale të lëna pas nga dhuna si edhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë së selisë blu për identifikimin e gjithë atyre që thyen rendin dhe sigurinë publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit