Dhuna shtazarake e policisë ndaj adoleshentit/ Reagon ashpër CRCA në Shqipëri: Të nisin menjëherë hetimet…

Dhuna shtazarake e policisë ndaj adoleshentit/ Reagon…

JOQ Albania raportoi pak orë më parë dhunën shtazarake të Policisë së Lleshit, e cila demonstroi forcën e saj mbi një djalë të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë digës së liqenit Artificial, ndërsa në videon e siguruar ekskluzivisht nga JOQ Albania shihej se si katër punonjës policie shtrinë përtokë dhe dhunuan adoleshentin vetëm pse kishte dalë jashtë orarit të lejuar për shkak të pandemisë.

Në video u pa se si dy nga punonjësit e qëlluan me shpullë e grushta adoleshentin, edhe teksa ishte shtrirë edhe pasi e ngritën në këmbë.

Në lidhje me këtë ngjarje të paprecedentë dhe të rëndë ka reaguar edhe institucioni i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve CRCA/ECPAT Shqipëri.

Përmes një deklarate publike, CRCA/ECPAT Shqipëri ka shprehur indinjatën e thellë ndaj dhunës dhe trajtimit çnjerëzor të një mituri nga ana e katër punonjësve të policisë në Tiranë.

Institucioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve thuhet se ky incident i rëndë paraqet modelin e një force policore që nuk respekton të drejtat e fëmijëve dhe dinjitetin e qenies njerëzore.

CRCA/ECPAT ka kërkuar nisjen e e menjëhershme të hetimeve dhe pezullimin e katër punonjësve të policisë, ndërsa thekson se ky incident rrezikon të shndërrohet në një model të shëmtuar të dhunës policore që dëmton mbi të gjitha divizën dhe statusin e punonjësve të denjë të policisë që respektojnë të drejtat e njeriut .

Deklarata e plotë

CRCA/ECPAT Shqipëri: Hetim të menjëhershëm dhe të pavarur dhunës dhe trajtimit çnjerëzor të një të mituri nga katër punonjës të Policisë së Shtetit

Tiranë, 16 Maj 2020 – CRCA/ECPAT Shqipëri me anë të këtij reagimi të menjëhershëm, kërkon të shpehë habinë, por edhe indinjatën e saj të thellë ndaj dhùnës dhe trajtimit çnjerëzor të një të mituri nga ana e katër punonjësve të pòlicisë, që sipas gjasave ka ndodhur në Tiranë.

CRCA/ECPAT Shqipëri u vu në dijeni nga mediat sociale për videon e një djali të mitur, i cili po dhunohej nga policia. Nga vëzhgimi që ne i bëmë materialit të hedhur online duket qartë se një i mitur është duke u keqtrajtuar dhe më pas shihet sesi dy punonjës të pòlicisë e godasin me shpulla, ndonëse e riu nuk është duke bërë asnjë tentativë as për t’u larguar dhe as për të kundërshtuar nga forcat e pòlicisë. Kjo dhunë dhe trajtim çnjerëzor është totalisht i papranueshëm, i pajustifikuar dhe në kundërshtim me një sërë ligjesh, përfshi edhe Ligjin për Pòlicinë e Shtetit dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ngjarja është tepër e rëndë dhe ajo paraqet modelin e një force policore që nuk respekton të drejtat e fëmijëve, dinjitetin e qenies njerëzore. Për më tepër ajo rrezikon që të kthehet në një model të shëmtuar të dhùnës pòlicore që dëmton mbi të gjitha divizën dhe statusin e punonjësve të denjë të pòlicisë që respektojnë të drejtat e njeriut.

Nisur nga kjo ngjarje, CRCA/ECPAT Shqipëri, kërkon sa më poshtë:

Pezullimin e menjëhershëm të katër punonjësve të policisë të përfshirë në këtë íncident;Zhvillimin e një hetimi të brendshëm nga ana e Policisë se Shtetit për të kuptuar se pse qënka kaq e lehtë për katër punonjës policie shkelja e ligjit dhe mungesa e respektit për të drejtat e fëmijës;

Hetimin e menjëhershëm dhe të pavarur të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendosjen e fajtorëve përpara përgjegjësisë për shkelje të Kushtetutës, të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, të Kodit Penal etj;

Pavarësisht kësaj ngjarje ne nxisim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që të respektojnë, garantojnë dhe mbrojnë të drejtat e fëmijëve, dhe jo të bëhen shkelës të tyre. /Standard

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit