Dhuna virtuale mes të rinjve, Shqipëria renditet e 4-ta mes 44 shteteve

Dhuna virtuale mes të rinjve, Shqipëria renditet…

Sipas një studimi nga OBSH(Organizata Botërore e Shëndetësisë) mbi “Sjelljen shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” është treguar një numër gjithnjë e në rritje e bullizmit kibernetik të fëmijëve në shkolla. Ky studim u shtri në 44 vende të Evropës, Azinë Qëndrore dhe Amerikën e Veriut.

Dixhitalizimi është një nga shkaqet kryesore të këtij fenomeni. Shqipëria renditet në vendin e katërt, në listën e vendeve që ka përplasje më të shumta fizike të cilat burojnë nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Një në dhjetë adoleshentë, sipas raportit, është përfshirë në përleshje fizike të paktën tri herë në 12 muajt e fundit, një shifër e lartë kjo për një vend si Shqipëria, me këtë numër popullsie. 14% e djemve dhe 6 % e vajzave bëhen pjesë e dhunës virtuale. Përdorimi i rrjeteve sociale nga adoleshentët le gjithnjë një shteg të hapur për ngacmime, tallje dhe bullizëm.

Dhuna mes bashkëmoshatarëve ka qenë e pranishme por është përhapur më tepër si fenomen duke sjellë edhe pasoja fatale për jetën e të rinjve. Media sociale dhe tërheqja e grupit kanë një ndikim të lartë në jetën e të rinjve, ata përpiqen të imitojnë modelet e gabuara që “përqafon turma”.

Aty reklamohen për qëllime klikimesh dhe marketingu por pa u kujdesur që të rinjtë janë viktimat e para që përballen me pasojat negative.

Keqpërdorimi në masë i internetit  është arsyeja e zbrazjes së bibliotekave, qëndrimit më pak me familjen, shpërqëndrimi nga mësimet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit