Dhunë barbare dhe rrahje me shkopa besjbolli, publikohen pamjet e përplasjes së bandave në Britani

Dhunë barbare dhe rrahje me shkopa besjbolli,…

Një përplasje bandash ka ndodhur në qytetin Liverpool të Britanisë së Madhe.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shihet qartë sesi anëtarët e bandave, pasi kanë përplasur makinat e njëri tjetrit kanë filluar edhe të përleshen me njëri tjetrin, duke përdorur mjete të forta si shkopat e bejsbollit.

Sapo është informuar mbi rastin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e ka arrestuar një 34-vjeçar.

Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet përreth, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit