
Një qytetare me shtetësi ukrainase dhe rezidente në Shqipëri, ka denoncuar pranë redaksisë sonë një ngjarje të rëndë që lidhet me veprimtarinë e barit “TEK’UN & TED’S” në Sarandë, lokal që, sipas saj dhe pamjeve të dorëzuara, shkel sistematikisht rregullat mbi ndotjen akustike, duke ofruar muzikë live me volum të lartë përtej orareve të lejuara.
Ajo tregon se ka ankuar disa herë në Policinë e Shtetit, por reagimi ka qenë minimal. Pronari ndalon përkohësisht muzikën kur vjen patrulla, duke e shmangur përballjen me ligjin.
Situata agravoi më 7 mars 2024, ora 23:50, kur ajo tentoi të filmonte nga afër volumin e muzikës dhe kohën kur po ndodhte shkelja. Në atë moment, siç deklaron, është sulmuar fizikisht nga pronari i lokalit, Alfred Fejzo, i cili e kapi me forcë nga krahu, i rrëmbeu telefonin dhe e theu, ndërsa e kërcënoi për pasoja nëse nuk ndalonte së denoncuari. Të pranishëm ishin edhe punonjësit e barit, Kristi dhe Andrea, të cilët nuk ndërhynë.
Pas incidentit, ajo kërkoi ndihmën e të njohurve për të njoftuar policinë, dhe të nesërmen u paraqit në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku dha deklaratë zyrtare përmes Oficeres së Policisë Gjyqësore, znj. Klejda Sula.
Qytetarja ukrainase ka vënë në dispozicion materiale audio dhe video ku dëgjohet muzika nga rruga, si dhe dokumente që konfirmojnë përmasat e shqetësimit dhe orarin e tejkaluar të zhurmës. Ajo kërkon që autoritetet të ndërhyjnë menjëherë, duke i bërë thirrje shtetit shqiptar që të mbrojë të drejtat e saj si rezidente dhe qytetare që respekton ligjin.
Redaksia jonë i bën thirrje Policisë së Shtetit, Inspektoratit të Mjedisit dhe Njësisë Vendore që të marrin masa konkrete dhe të garantojnë mbrojtje dhe drejtësi, si për banorët vendas, ashtu edhe për të huajt që kontribuojnë dhe jetojnë në Shqipëri.
Denoncimi i plotë:
I am a foreigner, leaving in Saranda and having problems with the local bar making loud music after midninght -not respecting the law of quite hour after midnight. Last year when I went downstairs to record evidence and drunk owner of the bar broke my phone and stole it with recordings. The case went to prosecution, but they didn’t do anything.Last night they made a party after midnight again.00:50.
The problem is that it happenes all the time prior season openning. I can share a copy of the case as well if need to, The owner of the bar is ex policemen and a good friend of the police.
(Jam e huaj, largohem në Sarandë. Kam probleme me lokalin pranë shtëpisë ku banoj pas vendosin muzikë me zë të lartë edhe pas mesnatës duke mos respektuar ligjin. Vitin e kaluar kur zbrita poshtë për të regjistruar provat, që t’i denoncoja, pronari i lokalit në gjendje të dehur më theu telefonin dhe më vodhi regjistrimet.
Çështja shkoi në prokurori, por ata nuk bënë asgjë. Mbrëmë ata bënë një festë pas mesnate përsëri. Edhe pas orës 00:50 Problemi është se kjo ndodh gjatë gjithë kohës para hapjes së sezonit. Po ndaj edhe një kopje të çështjes nëse duhet. Pronari i lokalit është ish-polic dhe ka mbrojtjen e policisë)
<blockquote class=”twitter-tweet” data-media-max-width=”560″><p lang=”et” dir=”ltr”>Një qytetare me shtetësi ukrainase dhe rezidente në Shqipëri, ka denoncuar pranë redaksisë sonë një ngjarje të rëndë që lidhet me veprimtarinë e barit “TEK’UN & TED’S” në Sarandë, lokal që, sipas saj dhe pamjeve të dorëzuara, shkel sistematikisht rregullat mbi ndotjen akustike,… <a href=”https://t.co/X8EoqbmUzX”>pic.twitter.com/X8EoqbmUzX</a></p>— JOQ Albania (@JoqAlbania) <a href=”https://twitter.com/JoqAlbania/status/1920158671830446484?ref_src=twsrc%5Etfw”>May 7, 2025</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>