Dhunë në futbollin e moshave, sherr masiv në fushë mes lojtarëve pas golit të Teutës

Dhunë në futbollin e moshave, sherr masiv…

Ka degjeneruar në sherr masiv ndeshja e U19 të Kategorisë Superiore  mes Football Republic dhe Teutës.

Lojtarët dhe stafet e dy ekipeve, por gjithashtu tifozët e pranishëm kanë hyrë në fushë, disa për të shuar gjakrat dhe të tjerë për t’u përleshur.

I gjithë ky episod ndodhi pas shënimit të golit të barazimit 2-2 nga futbollisti i Teutës, Elezi në minutën e 93-të, ku një lojtar i Football Republic nisi të debatonte me portierin kundërshtar dhe aty nuk munguan as grushtet dhe shtyrjet.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shuar sherrin mes dy skuadrave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit