Dhunë në parlamentin e Maldiveve, deputeti bën për spital kolegun

Dhunë në parlamentin e Maldiveve, deputeti bën…

Një incident dhune është shënuar në parlamentin e Maldiveve, në datën 28 janar. Deputetët e qeverisë të udhëhequr nga Presidenti Mohamed Muizzu nisën krijimin e tensioneve gjatë punimeve të parlamentit.

Një votim i rëndësishëm ishte planifikuar për qeverinë Muizzu, por përleshja midis deputetit të shumicës dhe pakicës e shtyu votimin për në një moment tjetër. Ndërkohë, pamjet janë bërë virale në rrjetet socialem

Sipas mediave ndërkombëtare , në video shfaqte njëri nga deputetët duke kapur këmbën e kolegut të tij rival dhe të dy duke së bashku u rrëzuan në tokë. Ndërsa një video tjetër që u bë virale në mediat sociale tregoi deputetin duke shkelmuar qafën e kolegut të tij dhe duke i tërhequr flokët.

Përveç kësaj, pamjet tregojnë edhe anëtarë të tjerë që e shtyjnë deputetin e dhunuar nga zona. Mediat vendase raportojnë se deputeti shkoi në spital, pasi kishte pësuar lëndime. Dy partitë opozitare në Maldive kohët e fundit kishin dalë kundër regjimit aktual dhe shkak për këtë është bërë dalja kundër Indisë.

Partia Demokratike Maldive (MDP) dhe Demokratët lëshuan së bashku një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke etiketuar ndryshimin në politikën e jashtme, nga India në Kinë, si “jashtëzakonisht e dëmshme” për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Më tej, opozita nënvizoi se “stabiliteti dhe siguria në Oqeanin Indian janë jetike për stabilitetin dhe sigurinë e Maldiveve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit