Dhunimi i 22-vjeçares keniane, brenda banesës ndodheshin persona të tjerë

Dhunimi i 22-vjeçares keniane, brenda banesës ndodheshin…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen brutale ndaj 22-vjeçares keniane.

22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ku pritet të transferohet në spitale jashtë Shqipërisë për të marrë trajtim më të specializuar.

Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren, si dhe janë marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Ajo çfarë dyshohet është se brenda banesës së Joy në momentin kur ka ndodhur ngjarja akoma e pazbuluar, ndodheshin dhe persona të tjerë.

Ngjarja ende mbetet pa një autor, ndonëse prokuroria po heton për të zbuluar të vërtetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit