Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia në Tiranë, e ëma: Dikush e ka lënduar atë

Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia në Tiranë,…

22-vjeçarja keniane, e cila është gjetur në gjendje shumë të rëndë pranë banesës së saj dhe ku ndodhet në koma prej më shumë se dy muaj pasi dyshohet se eshte dhunuar.

E ëma e saj tha se ajo ishte lajmëruar nga kompania ku ajo punonte që vajza ishte e sëmurë. Ajo shprehet se e gjithë ngjarja është e pazbardhur dhe hedh poshtë pretendimin e policisë se ajo mund të kryej vetëvrasje.

Pjese nga biseda:

Po në lidhje me telefonin e saj? Kush e ka apo nuk e gjetët??

Diten e incidentit telefonat ishin mbi krevat.Kur erdha këtu më thanë se telefonat i mori policia dhe deri tani policia nuk mi tregon telefonat dhe me thonë që po investigohen telefonat e saj.

Po avokatët i keni marre?

Po kam marrë, duke qenë se policia nuk po më ndihmon kam kërkuar për një avokat që të merret me rastin tim, prej dy javesh e kam nje.

A keni qene ne shpine e vajzes ??

Po Kur shkova në komisariat herën e parë ata me morën që të shihja shtëpinë ku jetonte dhe javen e kaluar kur shkova te mblidhja gjerat e saj .

Nuk vutë re ndonje gje te cuditshme atje??

Nuk pashë ndonjë gjë të cuditshme, e vetmja gjë e cuditshme pashë qe krevati I vajzes , pra vajza jetonte në kat te dyte por nuk ishte i larte, sepse policia më tha që ndoshta ka tentuar të kryej vetvrasje ose mund te kete rënë aksidentalisht nga dritarja. Jo nuk e besoj kete . Jo Jo. Sepse gjithcka me tregoi ate nate ishte se ishte e qetë dhe po ushqehej ne krevat, dhe ushqimin ishte i shpërndarë, dikush qe do te vetëvritet nuk bën rremujë. Kjo është e sigurt , une besoj se dikush e ka lenduar ate. Sepse asgjë nuk është marre nga shpia e saj, as celularet, dera nuk ishte e thyer asgje e tille.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit