Dhunimi i drejtorit të OSHEE në Lezhë, reagon policia: E rrahën dy pasagjerët e automjetit

Dhunimi i drejtorit të OSHEE në Lezhë,…

Pak orë më parë është dhunuar drejtori i OSHEE-së në Lezhë. Edmir Përndreca është goditur nga tre persona.

Sipas policisë, Përndreca ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin kur është goditur nga një mjet nga mbrapa.

Si pasojë, Perndreca ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit