Dhunimi i radhës, ja pse Rilindja po kërkon të zhdukë me çdo kusht koleksionistin Gjergji Thimio

Dhunimi i radhës, ja pse Rilindja po…

Qeveria Rama tashmë e ka kthyer rutinë, vetëm dhuna i pret ata që kritikojnë dhe heqin maskat e qeveritarëve.

Më herët, kryeministri Rama dhe Saimir Tahiri i morën koleksionin, me pretendimin se bënte trafik.

Pak ditë më parë, koleksionisti Gjergji Thimio, publikoi në media dosjen e burgut të Edi Ramës në Francë.

Pas intervistës së dhënë, ai u shoqërua në Polici.

Ndërkohë, ditën e djeshme, ai është goditur.

Mësohet se korçari është dhunuar në mënyrë barbare nga kunati i deputetit Niko Peleshi.

Identitetin e tij e ka bërë të ditur vetë Gjergji Thimio.

Është miku i tij, Ilir Vrenozi, që në një status në Facebook shkruan:

Nuk kanë të ndalur sulmet ndaj koleksionistit Gjergji Thimio. Sapo më merr në telefon më thotë , Ilir para disa orësh më ka goditur kunati i Niko Peleshit, erdhi më këtë makinën që është në foto. Për fat erdhi policia shumë shpejt se do më kishte bërë copash , më thotë mes lotësh Gjergji.

Dëshmia e plotë e Gjergji Thimios

Para 10 ditësh denoncova se donin të më ekzekutonin.

Sot në mënyrë tendencioze më ka dhunuar dhe ofenduar kunati i Niko Peleshit i cili ka në posedim një bar-lokal pranë dyqanit tim të ikonave dhe pikturave. Ishte ora 8:45 min kur makina tip Fuoristradë, pa targa në ambientet e pazarit kur është e ndaluar ligjërisht, duke marrë para gjitha pikturat.

Përveç kësaj ndalon makinën, vjen furishëm në ambientet e brendshme te dyqanit, mbyll derën më zë për gryke dhe me gjuan disa herë dhe vijon nga ofendimet nga më banalet. Arrij ti shpëtoj nga duart dhe të dal nga dyqani, jashtë ambienteve kishte edhe persona qe arritën të më shihnin gjatë konfliktit dhe të më vini në ndihmë.

Lajmërova menjëherë policinë të cilët kanë ardhur pa vonesë. Nuk kam lëvizur nga vendngjarja pasi i kërkova policisë një oficer gjyqësor për të bërë hetimet. Më thanë që do vij edhe ende nuk kanë ardhur.

Ndërkohë dhunuesi është shoqëruar dhe liruar nga policia brenda 10 min.

Kunati i Peleshit ka zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike. Kërkoj mbrojtje nga ambasada Amerikane pasi në Shqipëri duan të më eliminojnë. Jam i frikësuar për jetën time, pasi prej kohësh kërcënohem nga njerëzit e Edi Ramës dhe nuk dihet fati i mëtejshëm i imi.

[ngg src=”galleries” ids=”195″ display=”basic_imagebrowser”] 

Dhunohet serisht Gjergji Thimio ???

Posted by Ilir Vrenozi on Sunday, July 19, 2020

 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit