Dhunimi i të miturve dhe rreziku nga pedofilët, 100 pedofilë enden rrugëve të Shqipërisë të lirë

Dhunimi i të miturve dhe rreziku nga…

Dhunimi i të miturve dhe abuzimi seksual me ta është kthyer në një problem në Shqipëri. Pedofilët janë kthyer në një rrezik për fëmijët, të cilët janë të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunës.

 “Të miturit si meshkuj dhe vajzat janë më të predispozuarit për t’u abuzuar nga një i rritur sepse është pushteti mbi dhe manipulimi psikologjik që bëjnë të rriturit dhe kjo e bën fëmijën një pre të lehtë. Fillon me një prekje në zonat intime të të rriturit e më pas kalon tek fëmija….Kur një fëmijë thotë që është abuzuar, familja pyetjen e parë që i drejton është çfarë bëre ti që të ngacmoi dhe e dyta është mos fol se është turp. Në rastin kur ai raporton është presioni i opinionit, ku gjykohet viktima se diçka ka bërë që pse i ndodhi kësaj dhe jo fëmijëve të tjerë”, shprehet për Euronews Adelina Pjetra, psikologe.

Shoqëria drejton gishtin drejt viktimës dhe familjes së saj, duke justifikuar dhunuesin. Shumë qytetarë shprehen se “familja duhet të edukojë vajzat” pasi sipas tyre “e gjitha nis nga familja”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit