Dhunimi i vajzës nga Kenia, gazetarja Lala: U gjet e zhveshur

Dhunimi i vajzës nga Kenia, gazetarja Lala:…

Dhunimi i të resë nga Kenia  më 14 gusht të këtij viti akoma ka mbetur enigmë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Joy Aoko banonte në një banesë me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, aty ku u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit.

 “Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë”, tha Lala.

E pyetur nëse është gjetur 24 orë me vonesë, gazetarja tha: Këtë nuk di ta them.

Pranë trupit të saj është gjetur një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit