Dhunohet arbitri Kreshnik Bajramaj në Laç, Naim Halilaj i zë pritë pas ndeshjes dhe e qëllon me grusht në bark

Dhunohet arbitri Kreshnik Bajramaj në Laç, Naim…
Featured image of article: Dhunohet arbitri Kreshnik Bajramaj në Laç, Naim Halilaj i zë pritë pas ndeshjes dhe e qëllon me grusht në bark

Arbitri Kreshnik Bajramaj është dhunuar pas mbarimit të ndeshjes Laçi-Kukësi që ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të vendasve.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme.

Sapo ndeshja ka mbaruar, një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit i ka zënë pritë gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës dhe e ka dhunuar atë.

Bëhet fjalë për Naim Halilajn, drejtorin sportiv të Laçit, i cili mësohet se e ka qëlluar me grusht në bark Bajramajn.

Ende nuk ka një reagim nga FSHF apo vetë Shoqata e Arbitrave pas kësaj ngjarjeje. Ajo që ende nuk dihet është shkaku i dhunës së ushtruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit