Dhunohet avokati në Fier, shoqërohen 4 persona

Dhunohet avokati në Fier, shoqërohen 4 persona

Një gjyq për cështje pronësie ka përfunduar me dhunimin e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën.

Situata ka agravuar duke përfunduar në sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat. Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se ai nuk është pjesë e dhomës së avokatisë Fier, por nga nga Tirana. Mësohet se 4 persona janë shoqëruar në polici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit