Një nga protestueset ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se Niko Çarkaj, një nga personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, është dhunuar në paraburgim.
“Kanë dhunuar një nga çunat tanë brënda në paraburgim. I dhunuar Niko Çarkaj, turp policia e shtetit”, shkruan protestuesja. Sipas edhe avokatit, ndaj tij është ushtruar dhunë dhe se në ambientet e paraburgimit ka mbërritur edhe një autoambulancë.
Niko Çarkaj vuan nga epilepsia, çka ka shtuar shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo autoritetet përgjegjëse lidhur me këto pretendime dhe as informacion zyrtar mbi gjendjen e tij.