
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё. Infermierja e kësaj qendre ka dhunuar në mënyrë barbare të moshuarën, ndërkohë personat e tjerë filmojnë dhe nuk ofrojnë ndihmë.
Aurona Pelaj, ka deklaruar se e moshuara e ka sulmuar e para. Sipas saj, e moshuara ishte agresiv, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pelaj tha se e dhunuara ishte agresive me kolegët e saj dhe banorët e tjerë të azilit. Ajo shtoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës.