Dhunoi barbarisht vajzën e tij 6-vjeçe, jepet vendimi për 27-vjeçarin nga Kamza

Dhunoi barbarisht vajzën e tij 6-vjeçe, jepet…

Një ngjarje e rëndë  ndodhi para disa ditësh në Kamëz, ku Rajmond Kunora ka dhunuar dhe bërë për spital vajzën e tij 6 vjeçe.

Vajza ka  pësuar dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku po merr mjekim.

Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore

27-vjeçari R.K është lënë në burg pasi akuzohet për dhunimin e vajzës së tij të mitur. Mësohet se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak se e dëmtuara është e mitur. Kujtojmë se ngjarja tronditëse ka ndodhur disa ditë më parë, ku babai teksa ka qenë vetëm me vajzën e ka dhunuar rëndë me pretendimin se ajo po e bezdiste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit