Dhunoi dhe shtriu përtokë policin, Gjykata shpall të pafajshëm 22-vjeçarin

Dhunoi dhe shtriu përtokë policin, Gjykata shpall…

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 22-vjeçarin Franko S, i cili dhunoi një efektiv të policisë. Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë u bë publike me video momentin kur i riu nuk i bindet policit në Kombinat, duke iu larguar me vrap. Efektivi është rrëzuar përtokë duke goditur edhe pjesën e pasme të kokës.

Të martën e 28 marsit, Prokuroria e Tiranës kërkoi masën “arrest me burg” për të 22-vjeçarin por kjo u rrëzua nga gjykata e cila caktoi masën “detyrim paraqitje”. Mbetet e paqartë arsyeja që gjykata e pa si të arsyeshme për të liruar nga burgu një person, i cili sipas prokurorisë mund të dënohej deri në 7 vjet burg.

Ky vendim shkaktoi edhe debate në senacë mes prokurorit dhe gjyqtarit Arben Micko, pasi përfaqësuesi i akuzës kërkoi “arrest me burg” për shkak të rrezikshmërisë së veprës penale dhe faktit se nga dhuna e të riut. Dyshohet se 22-vjeçari u konstatua duke pirë lëndë narkotike, kanabis sativa, në momentin që polici e ndaloi atë gjatë orëve të mbrëmjes.
.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit