Dhunoi dhe vrau 8-vjeçarin, i vihet flaka banesës së Klodian Çalamanit në Fier

Dhunoi dhe vrau 8-vjeçarin, i vihet flaka…

Gjatë mesdites së sotme është djegur banesa e Klodian Çalamanit në fshatin Grecalli në Fier. Kujtojmë se pronari i shtëpisë së djegur, është Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa raportohet se banesa është djegur bashkë me orenditë që ndodheshin në shtëpi. Autori i vrasjes së të miturit jetonte i vetëm, teksa tashmë ndodhet në qeli dhe akuzohet për dhunim dhe vrasje të të miturit Mateo. Pas flakëve që përfshiu banesën, policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Policia Fier/ Informacion paraprak. Në fshatin Grecalli, Fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit