Dhunoi fizikisht bashkëshorten, e pëson keq 52-vjeçari

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, e pëson keq 52-vjeçari

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas dhunës që ushtroi ndaj gruas së tij. Akti i paprecedent, është regjistruar në fshatin Aliko, Sarandë. Dyshohet se shtetasi me iniciale O. I., 52 vjeç, ka rrahur bashkëshorten e tij.

Policia:

Sarandë/

Vihet në pranga një 52-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 52 vjeç, banues në fshatin Aliko, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit