Dhunoi gruan aq shumë sa e bëri për spital, arrestohet shqiptari

Dhunoi gruan aq shumë sa e bëri…

Gjykata e Pescarës ka vendosur ndalimin e afrimit pranë gruas për një shqiptar 39-vjeçar, me inicialet I. K., banues në Montesilvano.

Arsyeja e vendimit është dhuna e rëndë dhe kërcënimet ndaj gruas së tij, çka solli ndërhyrjen e grupit të gatshëm të policisë më 2 qershor, pas sinjalizimit nga urgjenca, ku ishte shtruar gruaja, e lënduar rëndë.

Pas mbërritjes në spital, policia mësoi se gruaja ishte rrahur me grushte e shqelma nga burri, i cili u kap në afërsi të spitalit.

Nga hetimet rezultoi se kishte qenë vetë ai që kishte thirrur urgjencën pasi e shoqja kishte humbur ndjenjat nga e rrahura. Tashmë do t’i duhet të qëndrojë larg saj me vendim gjykate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit