Dhunoi gruan dhe u arrestua, 41-vjeçari shqiptar i ngul thikën policit

Dhunoi gruan dhe u arrestua, 41-vjeçari shqiptar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të Suharekës. Mësohet se një shtetas 41-vjeccar, me inicialet B.K ushtroi dhunë ndaj gruas dhe më pas u arrestua. Pas kësaj, shtetasi në fjalë është acaruar dhe ka plagosur me thikë policin.

Policia:

Sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë. Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës. I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët. Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit