Dhunoi keq ish-gruan, gjykata jep dënimin për ish-futbollistin shqiptar

Dhunoi keq ish-gruan, gjykata jep dënimin për…

Vijojnë problemet me drejtësinë për ish-futbollistin e kombëtares kuqezi, Klodian Duro, i cili pak muaj më parë u arrestua për përndjekje të bashkëshortes.

Shkalla e Parë e Gjykatës Penale të Tiranës caktoi për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masë e cila u rikonfirmua edhe në muajin prill nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Klodian Duro vijon të jetë në masën “árrest shtëpie”, ndërsa së fundmi ka kërkuar ndryshim mase sërish në Gjykatën Panale të Tiranës, një procedurë standarde që vjen në krye të dy muajve të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

Por, edhe kësaj radhe gjykata ka refuzuar ndërroj masën e Klodian Duros në një masë më të butë, çfarë nënkupton se ish-futbollisti do të vijoj të jetë nën masës e arrestit shtëpiak.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimit përgjatë këtyre muajve, por akoma nuk ka dorëzuar në Gjykatën Penale të Tiranës konkluzionet përfundimtare. Pas mbarimit të hetimeve, Prokuroria do të dorëzoj rezultatet e hetimit në gjykatë dhe më tej do të jetë në dorë të Dhomës Penale për të zgjedhur mes tre mundësive, në varësi të materialit të prokurorisë, për të kaluar çështjen në gjyq dhe marrjen e Duros zyrtarisht si të pandehur, rikthimin edhe njëherë tjetër për hetim pranë Akuzës, apo mbylljen përfudimtare të çështjes.

Mbrëmjen e 24 marsit, ish-futbollisti ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ka filluar të godas derën e saj. Pas thirrjeve për t’u larguar, Duro qëndroi sërish duke e detyruar ish-bashkëshorten që të telefononte policinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit