Dhunoi me grushta dhe shkelma gruan përpara spitalit, shpallet në kërkim 55 vjeçari nga Fieri

Dhunoi me grushta dhe shkelma gruan përpara…

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme personin që dhunoi gruan barbarisht përpara spitalit të Fierit ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.O, 55 vjeç, i cili e ka qëlluarpër motive të dobëta me grushta dhe shkelma një 45 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Fier

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas shfaqet duke dhunuar një shtetase, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në lëvizje për identifikimin dhe shoqërimin e personit.

Pas verifikimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin F. O., 55 vjeç, banues në Fier, pasi nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.

Ky shtetas, në datë 26.02.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Çamëria”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 45-vjeçareje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit