Dhunoi me grushte 41-vjeçarin, prangoset i riu në Tiranë

Dhunoi me grushte 41-vjeçarin, prangoset i riu…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale E. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin S. H., 41 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit J. C., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin S. H., 41 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit N. G., 57 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. K., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, për kryrjen e testit të alkoolit;

– S. D., 37 vjeç, L. B., 30 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit