Dhunoi me sende të forta gruan në sy të fëmijës, 29-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

Dhunoi me sende të forta gruan në…

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Dyshohet se i riu e ka goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës, në prani të fëmijës së tyre 1-vjeçar.

Fqinjët morën menjëherë në telefon policinë, pasi dëgjuan britmat nga banesa e familjes shqiptare. 29-vjeçari u kap në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë.

Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit