Dhunoi partneren, në pranga 19 vjeçari nga Bilishti

Dhunoi partneren, në pranga 19 vjeçari nga…

Pas ngjarjes që tronditi vendin me vrasjen e 23 vjeçares një tjetër rast i dhunës gjinore është regjistruar në vend. Një djalë 19 vjeç nga Devolli është arrestuar pasi ka dhunuar partneren.

Ai po ashtu ka thyer masën e arrestit.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, pasi në Bilisht, ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij L. G.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit