Dhunoi pronarin se nuk i dha rrogën, burgoset ‘i forti’ shqiptar në Itali

Dhunoi pronarin se nuk i dha rrogën,…

Një sherr raportohet të ketë ndodhur mes një puntori shqiptar dhe pronarit të tij në Itali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shkak i konfliktit ka qënë pagesa.

Pronari nuk i kishte dhënë rrogën e muajit të fundit, dhe shqiptari në gjendje të dehur e ka sulmuar me grushta dhe shkelma.

Sapo policia është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje ka mbërritur në kompaninë e ndërtimit. Aty ata janë përballur me rezistencën e shqiptari i cili ka nisur të shajë edhe kundër tyre, duke i kërcënuar me vdekje.

Mësohet se pas konfliktit dhe përplasjes verbale, 31-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burgun e Bolzanos.

Burimi: Altoadige

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit