Dhunoi të atin, vihet në pranga 35-vjeçari në Berat

Dhunoi të atin, vihet në pranga 35-vjeçari…

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij në banesën ku jetonin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Policisë, shtetasit E.M. iu gjet një armë gjahu pa leje, një mjet prerës (shpatë) dhe një mjet prerës sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit