Dhunoi të dashurën shqiptare, arrestohet në Kosovë ish-sulmuesi i Partizanit

Dhunoi të dashurën shqiptare, arrestohet në Kosovë…

Teofilus Solomon, ish-sulmuesi i Partizanit, është arrestuar së fundmi në Kosovë. Për lojtarin nigerian kishte një fletë-arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga shteti shqiptar. Dyshohet se përpara 3 vitesh, 27 vjeçari ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare. Asokohe sulmuesi aktivizohej me skuadrën e Partizanit.

Lajmi për arrestimin e tij është bërë i ditur nga klubi i Gjilanit, ku aktivizohet aktualisht nigeriani, duke konfirmuar gjithçka për mediat kosovare.

Sipas raportimeve, lojtari përfundoi edhe në vendin tonë një periudhë të gjatë pas hekurave por u la i lirë deri në pritje të gjyqit. Duket se togat e zeza kanë kërkuar rikthimin e sulmuesit nigerian në burg për akuzën e ushtrimit të dhunës.

Solomon pati një ecuri pozitive me skuadrën e Partizanit teksa kishte gjetur rrugën e golit edhe me skuadrën e Gjilanit. Ai ishte në një moment të karrierës së tij, por dhuna e ushtrua ndaj ish të dashurës, përveç karrierës do t’i kushtojë edhe lirinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit