Mbante të kyçur në shtëpi dhe dhunonte italianen, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Mbante të kyçur në shtëpi dhe dhunonte…

Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar në Cakran, i cili dhunonte dhe mbante pa dëshirë bashkëjetuesen e tij italiane në banesën e tij. Autori, me precedentë penalë për dhunë në familje dhe vjedhje, u ndalua nga policia në tentativë për t’u larguar me një makinë të marrë me qira.

Pas njoftimit nga Zyra e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me forcat speciale dhe autoritetet italiane, ndërhynë menjëherë në zonën e sinjalizuar dhe bënë të mundur shpëtimin e shtetases italiane.

Viktima iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës italiane dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, ndaj autorit janë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit për akuzën e “Dhunës në familje”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit