Dhunuan dhe bën për spital biznesmenin, arrestohet një person, shpallen në kërkim dy të tjerë

Dhunuan dhe bën për spital biznesmenin, arrestohet…

Policia e Shtetit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi ditën e djeshme kanë dhunuar me sende të forta biznesmenin Sino Llanaj.

Ka rënë në pranga shtetasi A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F.

Ditën e djeshme, biznesmeni Sino Llanaj, një prej investitorëve, është rrahur keqas dhe është dërguar menjëherë në spital. Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën Ndre Mjeda, ku dy investitorët “Llanaj ndërtim” dhe “Star Construction shpk” do të realizonin punimet.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit