Dhunuan ish shefi i komisariatit Robert Aga, nis hetimi për dy autorët

Dhunuan ish shefi i komisariatit Robert Aga,…

Ditën e djeshme, dy persona dyshohet se kanë goditur ish-shefin e komisariatit Robert Aga.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për dy të dyshuarit, banues në Dibër.

Blutë bëjnë me dije se referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”,  për  shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.

 “Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰,  në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aga ishte duke hyrë në seancën gjyqësore ku akuzohet për krim electoral në kuadër të dosjes 184.

Në momentin duke pritur para Gjykatës dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit