Dhunuan me grushte një 17-vjeçar, procedohen dy persona në Shkodër

Dhunuan me grushte një 17-vjeçar, procedohen dy…

Janë proceduarnë gjendje të lirë në Shkodër dy persona pasi kanë dhunuar një 17-vjeçar. Dy sutorët janë të moshës 39 dhe 52 vjeç dhe dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte të miturin.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një 45-vjeçar pasi ështe kapur duke transportuar me automjet, tri bagëti që dyshohet se i kishte kontrabanduar në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 45 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi u kap duke transportuar me automjet, tri bagëti që dyshohet se i kishte kontrabanduar në vendin tonë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 39 vjeç, dhe R. H., 52 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 17-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Hot, Malësi e Madhe

Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në zonë, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Bajzë kanë parë në vendin e quajtur “Peperan”, 1 shtetas (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) që kërkonte ndihmë, pasi ishte dëmtuar në këmbë, nga rrëzimi në pyll.Shërbimet e Policisë kanë ndihmuar menjëherë këtë shtetas, për transportimin deri në një zonë të përshtatshme për autoambulancën, e cila e ka transportuar atë, në spital, për ndihmë mjekësore. Ky shtetas është jashtë rrezikut për jeten! Po kryhen verifikime për ta identifikuar atë dhe për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit