Dhunuan mizorisht të moshuarën, Aurona Pelaj del para gjykatës së bashku me bashkëpuntoret e saj

Dhunuan mizorisht të moshuarën, Aurona Pelaj del…

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë parë, ku një infermiere dhunonte mizorisht një të moshuar e cila qëndronte në qendrën e të moshuarve në Pejë, institucionet e drejtësisë janë vënë në lëvizje. Aurona Pelaj, së bashku me dy infermieret e tjera që filmonin dhe talleshin me veprimin çnjerzor që po i bëhej të moshuarës, kanë dale para gjykatës.

Vendimi i gjykatës është arrest me burg për infermieren Pelaj, dhe 30 ditë paraburgim për dy vajzat e tjera që u bënë pale e kësaj ngjarje të rëndë.

Dhoma e Infermiereve të Kosovës, kundrejt infermiereve të implikuara në këtë akt makabër, ka marrë vendimin deri në heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit të infermieres.

Kujtojmë se e moshuara u largua nga azili ku qëndronte dhe tani ndodhet e sigurtë pranë familjarëve të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit