Dhunuan Sajmir Zefin/ Lirohen nga burgu 4 efektivët grek, autoritet: Kërkuan falje

Dhunuan Sajmir Zefin/ Lirohen nga burgu 4…

Policia greke ka liruar nga burgu katër efektivët që dhunuan në mënyrë barbare shqiptarin Sajmir Zefi. Autorët bën vetëm dy ditë burgu dhe sot janë liruar me argumentin se katër policët kanë kërkuar falje për veprimin që bënë

Tre oficerët e policisë dhe shefi i tyre u dërguan në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor pas ankesës së Saimir Zefi nga Puka dhe më pas është bërë arrestimi i tyre. Ngjarja ndodhi në momentin që efektivët po transferonin shqiptarin nga Selaniku në burgjet e Koridhalos. Të burgosurit e tjerë që ndodheshin në të njëjtin furgon kanë rrëfyer se policët kanë nisur ta dhunojnë shqiptarin pa asnjë shkak.

Ku mbërritën në burgun e Koridhalosit në Athinë, policët i vendosën shqiptarit një helmetë në kokë në mënyrë që të mos i dukeshin shenja e dhunës, por ngjarja u zbardh nga denoncimet e bëra nga të burgosurit e tjerë.

Zefi, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është shprehur në një intervistë se teksa ndodhej në furgonin që do e transferonte nga Selaniku në Korydallos, e kanë goditur në kokë.

“Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar. Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar”, shprehej në intervistën e tij Saimir Zefi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit