Dhurata Dora merr një super dhuratë nga ndjekësit dhe nuk mund të përmbahet

Dhurata Dora merr një super dhuratë nga…

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku.

Këtë gjë e tregojnë këngët e saj që klikohen pafundësisht dhe sallat e koncerteve të mbushuara plot.

Mirëpo, te koncerti i fundit, Dhurata ka marrë edhe një surprizë shumë të bukur.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se emri i saj është regjistruar në regjistrin online të yjeve.

Fansat kanë blerë një yll online me emrin e saj dhe në video ajo shihet e lumtur duke hapur dhuratën me shpejtësi.

“Oh Zot, mbështetësit e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”, ka shkruar ajo.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit