"Dhuratë për dhëndrin e Erdoganit"/ Shqipëria blen dronë, por kostoja?

“Dhuratë për dhëndrin e Erdoganit”/ Shqipëria blen…

Zgjedhjet sapo kanë mbaruar por Edi Rama mori avionin të fluturojë në drejtim të Turqisë ashtu sikurse bërë në fillim të fushatës elektorale.

Ai shkoi për ti kërkuar ndihmë sulltanit të Ankarasë, për disa vaksina në ngritjen e një spitali në Fier.

Ergogani ia plotësoi dëshirën. Por ishte radha e Ramës për t’ja kthyer borxhin.

Si rezulatat i kësaj marëdhënie, Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë për të cilët askush nuk pati dëgjuar më parë po që së shpejti u shndërruan në një projekt prioritar të ministrisë sonë të Mbrojtjes.

Në fakt shitja e dronëve me të cilat Turqia krenohet është një prioritet,  ai i politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së regjimit të Erdoganit. 

“Për sa i përket dronëve ne jemi një nga tre katër prodhuesit më të shquar të dronëve” mburrej pak kohë më parë presidenti turk, i cili pas suksesve të kësaj armëve vrasëse lufte në Nagorno Karabak, në Siri dhe Libi ka filluar të shesë produktet e tij të krenarisë në Azerbaxhan, Ukrahinë Tunizi dhe Poloni.

Nuk ka dyshime se më shumë sesa një nevojë e brendëshme blerja e dronëve nga Shqipëria është bërë si imponim i Erdoganit për Edi Ramën. Sapo u kthye nga vizita në Anadoll kryeministri dha lajmin se Shqipëria do të blejë nga vendi mik dronë inteligjentë për sistemin e kontrollit të territorit të vendit për rendin publik.

Do të prodhohen në kohë reale të dhëna mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik. Nuk kaluan shumë ditë dhe marrëveshja e arritur në Ankara është konkretizuar edhe në Aktin Normativ të fundit të Këshillit të Ministrave për ndryshimet në buxhetin e shtetit.

Në relacionin e projektligjit thuhet se një prej ndryshimeve është në drejtim të projektit prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone në vlerë 1 miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.

Pra edhe zyrtarisht pranohet se më shumë se 8 milionë euro qeveria shqiptare i ka dedikuar për këtë projekt. Por edhe këtu ka diçka të dyshimtë, sepse nga çmimet e shitjeve ndërkombëtare të deritanishme vlera e nje seti dronesh ështe së paku trefish më e lartë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit