Dhurimi Vullnetar i Gjakut/ Presidenti Meta dekoron mjekun Capodicasa për kontribut të çmuar, veçanërisht gjatë tërmetit dhe pandemisë

Dhurimi Vullnetar i Gjakut/ Presidenti Meta dekoron…

Presidenti Ilir Meta, ka ripërsëritur se Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, ka kontribut të çmuar në mbarë vendin.

Sipas tij, kjo Aleancë ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe të sëmurë talasemikë, sidomos në momente të nevojshme, si tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e COVID-19.

Po ashtu, Meta, shpreh vlerësimet për mjekun themelues italo-shqiptar të kësaj Organizate, Dr. Natale Capodicasa, që ka nxitur solidaritet dhe vullnetarizëm.

Statusi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

E themeluar nga Doktor Natale Capodicasa, mjeku italian por tashmë plotësisht shqiptar, Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, për 15 vite, ka shërbyer me dashuri e përkushtim të jashtëzakonshëm në mbështetje të kauzës fisnike të dhurimit të gjakut, duke nxitur solidarizimin dhe vullnetarizmin nëpërmjet shembullit të saj të devotshmërisë, dhembshurisë dhe humanizmit.

Kontributi i saj i çmuar është shtrirë në mbarë vendin përmes promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, veçanërisht kur ka pasur mungesë të theksuar gjaku, si në raste fatkeqësish natyrore siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19.

Për të gjithë këtë angazhim dhe punë të jashtëzakonshme të bërë në këto 15 vite, me rastin e 2-vjetorit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, pata sot kënaqësinë të vlerësoja Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit