Dha dorëheqjen kur vendi po digjet, Cara: Miliona për mjete, por dështojmë te vendimmarrja

Dha dorëheqjen kur vendi po digjet, Cara:…

Ish-kreu i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, ka reaguar për mënyrën se si menaxhohen operacionet për përballimin e zjarreve në vend, duke e vënë theksin te vendimmarrja dhe jo vetëm te numri i mjeteve të angazhuara në terren. Sipas tij, pas zjarreve të mëdha fokusi përqendrohet shpesh te kapacitetet e përdorura, ndërsa lihet në plan të dytë mënyra se si janë marrë vendimet në minutat e para të ndërhyrjes.

Cara argumenton se një ndërhyrje efektive nuk varet vetëm nga uji dhe mjetet, por edhe nga ekipet që duhet të konsolidojnë menjëherë zonën pas shuarjes së flakëve. “Ne investojmë miliona në kapacitetin për të reaguar, por shumë më pak në kapacitetin për të vendosur”, është shprehur ai. Reagimi i ish-kreut të zjarrfikësve vjen pas largimit të tij nga drejtimi i shërbimit, ndërsa kritikat e tij ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të emergjencave gjatë sezonit të zjarreve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit